Ndahet nga jeta ish-deputeti i njohur shqiptar, jeta e tij u shënua nga një histori e dhimbshme

Nga Class• 26 November 2026

Ndahet nga jeta ish-deputeti i njohur shqiptar, jeta e tij u shënua nga

Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare mjeku kirurg dhe

ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ylli Ziçishti.

Ai ka qenë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë gjatë viteve 2013-2017,

ku përfaqësoi qarkun e Korçës, me fokus të veçantë zonën e Devollit.

Përpara angazhimit në politikë, Ziçishti ndërtoi një karrierë të gjatë në sistemin shëndetësor, duke u bërë një prej emrave të njohur të kirurgjisë në vend.

Ai drejtoi për 16 vite Urgjencën në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, strukturë e cila më vonë u njoh si pjesë e Spitalit Universitar të Traumës.

Formimin profesional e kishte nisur në Tiranë, ndërsa specializimin e kishte vijuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jeta e tij u shënua edhe nga një histori familjare e vështirë, e lidhur me represionin e regjimit komunist.

I lindur më 15 shkurt 1950 në Tiranë, me origjinë nga Ziçishti i Devollit, ai ishte djali i Mihallaq Ziçishtit dhe nipi i Llambi Ziçishtit, ish-ministër i Shëndetësisë, i cili u arrestua dhe u ekzekutua në vitin 1983 gjatë goditjeve politike të asaj periudhe.

Ndahet nga jeta ish-deputeti i njohur shqiptar, jeta e tij u shënua nga

Pas zhvillimeve që prekën familjen e tij, Ylli Ziçishti u përball me internimin në fillim të viteve 1980.

Fillimisht u dërgua në Koman, më pas në Dukagjin dhe, në vitin 1983, në Tepelenë, ku vijoi të ushtronte profesionin e kirurgut.

Persekutimi solli pasoja edhe në jetën e tij familjare, duke e detyruar të qëndronte për një periudhë larg bashkëshortes dhe djalit të vogël, për të shmangur pasoja të tjera ndaj tyre. Familja u ribashkua më vonë.

Pas një jete të përkushtuar ndaj mjekësisë dhe një karriere të gjatë në shëndetësi, Ziçishti iu bashkua jetës politike.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 kandidoi për Partinë Socialiste dhe arriti të sigurojë një mandat deputeti, të cilin e mbajti deri në vitin 2017.