I vendosi djalit emrin e Ergi Dinit, reagimi i Barbana Dinit prek rrjetin (FOTO)

Nga Class• 26 November 2026

I vendosi djalit emrin e Ergi Dinit, reagimi i Barbana Dinit prek rrjetin (FOTO)

Një mesazh i veçantë nga një ndjekëse ka sjellë një moment emocionues në profilin

 e Barbana Dinit në Instagram.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit, ajo ka marrë një dedikim që lidhet me vëllain e saj, Ergi Dinin.

Ndjekësja i ka treguar se djalit të saj i ka vendosur emrin Ergi,

e frymëzuar nga dashuria që kishte për këngëtarin.

“ ia kam vendosur çunit tim emrin ‘Ergi’, sepse kam qenë fanse e Ergi Dinit… Të përqafoj”, shkruhet në mesazhin e publikuar nga Barbana.

Këngëtarja e ka ndarë këtë dedikim bashkë me një fotografi të saj me të vëllanë, duke iu përgjigjur ndjekëses me një urim të ngrohtë për vogëlushin.

“Zoti e bekoftë në çdo hap e e gëzoftë emrin! Përqafime”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar përgjigjen me një zemër të kuqe.

Një zgjedhje kaq personale, si emri i një fëmije, tregon vendin që Ergi ka ruajtur në kujtesën dhe zemrën e kësaj ndjekëseje.

Përmes këtij mesazhi, ajo i ka përcjellë Barbanës një mënyrë të veçantë për ta mbajtur gjallë kujtimin e tij.