“Na hape barkun!”/ Shëndriti i përgjigjet ashpër ironisë së Rogertit pas përfundimit të Big Brother

Nga Class• 19 November 2026

“Na hape barkun!”/ Shëndriti i përgjigjet ashpër

Përplasjet mes ish-banorëve të spektaklit “Big Brother VIP Albania 5” po vazhdojnë edhe

 pas përfundimit të edicionit. Së fundmi, Rogerti ka rikthyer në vëmendje rivalitetin me

 Shëndritin përmes një postimi ironik në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një fotografi

të realizuar me inteligjencë artificiale, ku Shëndriti paraqitet me trupin e një maceje pranë Selinës,

 fitueses së këtij edicioni. Krah fotos shkruhej “Macja u gjet në Dubai!”, ndërsa vetë Rogerti e ka shoqëruar postimin me fjalët: “Macja u gjet, moj Gringaaaa!”. Postimi përmbante gjithashtu referenca ndaj këngës “Ala Ya Dubai”, si dhe ndaj pretendimeve për ndarjen e çmimit të madh.

Ky reagim nga ana e Rogertit nuk ka kaluar pa marrë një përgjigje të menjëhershme. Përmes një postimi të shpërndarë në InstaStory, Shëndriti i është përgjigjur shkurtimisht me fjalët: “Na hape barkun!”, duke shtuar gjithashtu fjalinë “Go get a life!”. Raporti mes dy ish-banorëve ka qenë i tensionuar që gjatë qëndrimit brenda shtëpisë, ndërsa me këtë shkëmbim të fundit duket se mospajtimet mes tyre vazhdojnë.