“Mezi pranoi të dilte me mua”/ Arbër Zeka zbulon se si nisi romanca me Gresa Bakraqin

Arbër Zeka dhe atletja Gresa Bakraqi kanë rrëfyer së fundmi detaje nga nisja e marrëdhënies
së tyre gjatë një paraqitjeje në emisionin “Ftesë në 5”.
Njohja e çiftit ka nisur gjatë periudhës së Kampionatit Botëror,
kur Arbëri moderonte aktivitetet në zonën e tifozëve, ku ishte e ftuar edhe Gresa pas arritjeve të saj sportive.
Arbëri ka treguar se e njihte sportisten nga sukseset e saj, por nuk ishin takuar më parë personalisht. Pas bisedës në aktivitet, ai vendosi t’i kërkonte numrin e telefonit, ndonëse ajo tregoi hezitim në fillim. Menjëherë pas përfundimit të programit, ai e kontaktoi në aplikacionin WhatsApp dhe këmbënguli për të caktuar një takime.
Lidhur me këtë periudhë, Arbëri deklaroi: “Insistova gjithmonë për ta takuar. Mezi pranoi, duke ditur angazhimet e shumta që kishte. Takohemi dhe nga ajo ditë nuk jemi ndarë. Çdo ditë takohemi, nëse nuk takohemi, është sepse ajo është në ndonjë garë”.
Nga ana e saj, Gresa shpjegoi se në atë kohë nuk e kishte në plan një lidhje sentimentale, pasi jetonte prej dy vitesh në Madrid dhe ishte e përqendruar te përgatitjet për Lojërat Olimpike të Los Anxhelosit. Ajo kishte pranuar ftesën në aktivitet vetëm për të folur rreth dy medaljeve ballkanike që kishte fituar brenda 24 orëve.
Megjithëse preferonte një njohje më graduale, Gresa vlerësoi drejtpërdrejtësinë dhe mirëkuptimin e Arbërit ndaj kalendarit të saj të ngjeshur sportiv. Ajo tregoi se darka e tyre e parë ishte mjaft pozitive dhe se marrëdhënia e tyre vazhdon të konsolidohet përmes komunikimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.



