Moti i keq ‘godet’ vendin/ Kamioni mbetet i varur mes autostradës

Një aksident i rëndë u regjistrua të enjten në Toledo të Ohajos,
kur një kamion postar u gjet i varur në një urë, mes motit të keq që po godet Shtetet e Bashkuara.
Mjeti i rëndë u ndal midis një daljeje nga autostrada dhe një ure të ngritur,
pa raportuar për të lënduar. Sipas CBS News, ekipet e emergjencës arritën ta nxirrnin kamionin përsëri në rrugë.
Departamenti i Transportit i Ohajos e quajti incidentin “një pamje shumë të pazakontë”, duke falënderuar ekipet që nxituan në vendngjarje për ndihmën e tyre “edhe gjatë festave, edhe kur është ftohtë dhe bie shi”.
Moti i keq ndodh gjatë një prej periudhave më të ngarkuara të udhëtimit të vitit, pasi më shumë se 80 milionë amerikanë pritej të udhëtonin këtë javë për Ditën e Falënderimeve.
Sipas platformës së ndjekjes së fluturimeve FlightAware, 460 fluturime u anuluan të enjten ndërsa 2,508 fluturime të tjera u vonuan për në, nga dhe brenda Shteteve të Bashkuara.



