E fundit, Reshjet e dendura të shiut përmbytin disa rrugë

Nga Class• 27 November 2026

E fundit, Reshjet e dendura të shiut përmbytin disa rrugë

Grumbullimi i ujit ka vështirësuar qarkullimin në disa akse rrugore në periferi të qytetit.

Reshjet e shiut, herë pas here me intensitet të lartë, kanë shkaktuar probleme me

 qarkullimin në disa rrugë në periferi të Vlorës.

Grumbullim të konsiderueshëm të ujit ka në rrugën “Gjergj Kastrioti”,

 ndërsa rruga që të çon drejt Pyllit të Sodës mbetet e bllokuar për shkak të pranisë së ujit në rrugë.

Ndërkohë, në pjesën tjetër të qytetit situata paraqitet e qetë dhe deri më tani nuk ka raportime për problematika të tjera si pasojë e reshjeve.