Ministrja e njohur largohet?

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, që do të mblidhet më 14 nëntor,
pritet të sjellë një riorganizim të gjerë të strukturave drejtuese të mazhorancës,
si në parti, ashtu edhe në qeveri.
Brenda radhëve të socialistëve dhe ne disa media qarkullojnë zëra se ndryshimet
do të prekin drejtimin politik të shumicës së qarqeve, ku pritet të ketë lëvizje dhe emërime të reja.
Paralelisht me riorganizimin partiak, në tryezën e Edi Ramës duket se është edhe rikonfigurimi i kabinetit qeveritar.
Sipas të njëjtave burime, një nga emrat që mund të largohet nga detyra është ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro. Në vend të saj përflitet emërimi i zëvendëskryeministres aktuale, Albana Koçiu
Deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë lëvizje, por emri i saj përmendet mes figurave që mund të preken nga ndryshimet e pritshme.
Nëse ky skenar materializohet, Asambleja e 14 nëntorit mund të shënojë një tjetër riformatim të kabinetit, në një kohë kur Rama po përgatit edhe strategjinë politike dhe elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme.
Vendimet përfundimtare pritet të bëhen të qarta pas mbledhjes së Asamblesë. Ntv Televizion

MIRELA KUMBARO LARGOHET NGA QEVERIA/ TERMETI I RAMES TRONDIT NGA GJIRI I LALZIT
Më të Lexuarat

LAJME
Apeli i GJKKO prish vendimin e Shkallës së Parë për Oltion Bistrin, ish-shefi i Operacionales dënohet me 7 vite burg

LAJME
nëna në emisionin “Me Zemër e Hapur”: Enkelejda të ma bëjë hallall! Im bir

LAJME
E mohoi para gazetarëve, por mësohet se deputetja Sara Mila merret e pandehur për korrupsion në
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Ministrja e njohur largohet?
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, që do të mblidhet më 14 nëntor, pritet të sjellë një riorganizim të...

LAJME
Apeli i GJKKO prish vendimin e Shkallës së Parë për Oltion Bistrin, ish-shefi i Operacionales dënohet me 7 vite burg

LAJME
nëna në emisionin “Me Zemër e Hapur”: Enkelejda të ma bëjë hallall! Im bir

LAJME