E mohoi para gazetarëve, por mësohet se deputetja Sara Mila merret e pandehur për korrupsion në

E mohoi para SPAK, por Vox News mëson se deputetja Sara Mile merret e pandehur
për korrupsion në zgjedhje.
Deputetja e PS-së, Sara Mila, deklaroi pasi doli nga SPAK-u se sa herë të thirret nga ky organ,
do të paraqitet, teksa shtoi se u paraqit si person që ka dijeni.
Video e plotë: Ja çfarë tha Sara Mila pas daljes nga SPAK
“Ky kalvar i gjatë i hedhjes së baltës së politikës së vjetër do të përfundojë. Edhe në respekt të besimit të të gjithë qytetarëve të Elbasanit, do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme. Faleminderit, se po më presin qytetarët në Elbasan për festën e Çlirimit”, tha ajo para SPAK.
VoxNews ka mësuar se deputetja e qarkut të Elbasanit është marrë e pandehur me dyshimin për korrupsion në zgjedhje.
Konkretisht, në periudhën nëntor-dhjetor 2024, pra kur fushata elektorale për zgjedhjet e përgjithshme ishte në hapat e para, në Njësinë Administrative Gjocaj ishin trefishuar familjet që përfitonin ndihmë ekonomike.
Sipas Prokurorisë së Elbasanit “nga 110 familje, gjatë kësaj periudhe, numri i përfituesve arriti në 320”.
SPAK ka hetuar se janë bërë favorizime dhe dhënie e ndihmës ekonomike për persona të caktuar, me qëllim që ata të votonin për Partinë Socialiste.
Kujtojmë që kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka akuzuar vazhdimisht deputeten socialiste të qarkut të Elbasanit se e ka siguruar mandatin përmes mbështetjes nga krimi i organizuar.
Më të Lexuarat

LAJME
Sara Mila u paraqit në SPAK, gazetarja Lala: Janë përgjuar disa zyrtarë vendorë në Elbasan

LAJME
Ndahet nga jeta në moshën 37-vjeçare balerini shqiptar Leander Veizi, ishte drejtues artistik në Gjermani

LAJME
Deputetja e PS paraqit në SPAK, gazetarja Lala: Janë përgjuar disa zyrtarë vendorë në Elbasan
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
E mohoi para gazetarëve, por mësohet se deputetja Sara Mila merret e pandehur për korrupsion në
E mohoi para SPAK, por Vox News mëson se deputetja Sara Mile merret e pandehur për korrupsion në zgjedhje. Deputetja e PS-së, Sara Mi...

LAJME
Sara Mila u paraqit në SPAK, gazetarja Lala: Janë përgjuar disa zyrtarë vendorë në Elbasan

LAJME
Ndahet nga jeta në moshën 37-vjeçare balerini shqiptar Leander Veizi, ishte drejtues artistik në Gjermani

LAJME