Miliona euro të groposura në pyje dhe depo të mbushura me para

Nga Class• 15 November 2026

Miliona euro të groposura në pyje dhe depo të mbushura me para

Rreth 17.7 milionë euro u gjetën të groposura nën tokë dhe të fshehura

në ndërtesa dhe depo të ndryshme Hungarisë.

Paratë dyshohet se i përkasin ish-ministrit të Zhvillimit, Miklos Sesztak,

i cili akuzohet për korrupsion.

Në pamjet e publikuara shihen autoritetet duke gërmuar me lopata në pyll për të nxjerrë paratë e groposura, ndërsa në imazhe të tjera dokumentohet sekuestrimi i shumave të mëdha të parave të gatshme.

Vlera e përgjithshme e parave të sekuestruara llogaritet në rreth 19.5 milionë dollarë. Autoritetet konfirmuan se paratë janë depozituar në llogarinë e Thesarit të Shtetit Hungarez.

Ministri i Financave, András Kármán, bëri të ditur se 12 punonjës të Thesarit u angazhuan për tetë orë për numërimin e parave, duke përdorur pesë makina numërimi.

Hetimi vjen pas ndryshimit të pushtetit në Hungari, ku Péter Magyar fitoi zgjedhjet e prillit, duke i dhënë fund 16 viteve të qeverisjes së Viktor Orbán. Gjatë fushatës, Magyar kishte premtuar hetimin e dyshimeve për korrupsion dhe abuzim me detyrën gjatë qeverisjes së paraardhësit të tij.

Në javët e fundit, hetimet janë zgjeruar edhe ndaj figurave të tjera të lidhura me ish-qeverinë. Sipas raportimeve, dy ish-ministra të tjerë të periudhës së Orbán dhe vëllai i ish-kryeministrit janë përfshirë në hetime të ndryshme.

Kryeministri Péter Magyar e përshëndeti sekuestrimin e parave, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm në përpjekjet për të luftuar korrupsionin.