Mesazhi i Oriela Nebiajt për Gys Agasin, fotot e Hatit, emra suprizë, si ia bleu makinën 150 mijë euro gazetares politikane, dhe çfarë thonë burimet për FEMRAT VIP, Shkëlzenin dhe Irena Gjokën

sh deputetja e Partisë Demokratike, Oriela Nebiaj, ka ironizuar romancën e zjarrtë të Gys Agasit me ish kryeagjenten Vlora Hyseni, ‘love story’ që vijon të dominojë debatin publik.
Nebiaj e ka krahasuar romancën SHISH-krim me ‘Dashurinë në kohërat e kolerës’ të shkrimtarit Gabriel Garcia Marquez,
duke i dhënë kësisoj një mesazh të koduar Gys Agasit, i konsideruar si Rasputini shqiptar.
Ndërkaq, dy zonja të PD-së, njëra që e kundron Doktorin me aq ëmbëlësi dhe një tjetër e larguar nga partia, besohet se dalin në videot e Gys Agasit. Madje të dytës, pretendohet se Agasi i ka blerë një makinë me vlerë 150 mijë euro, përmes Mond Shahinit të Mektrin Motors, deklaruar me vlerë të ulët, duke paguar diferencën cash.
Tek Shanini mësohet se kanë blerë makina luksoze me kontrata të rreme dhe para të pista drejtorë, ish drejtorë, gjyqtarë, biznesmenë, trafikantë, ministra, ish ministra, gjyqtarë etj. Një hetim i thjeshtë i SPAK do të zbulonte një nga linjat më të frikshme të pastrimit të parave.
Gjyqtarja e GJKKO në videot e Gys Agasit dyshohet se është Irena Gjoka. Regjistrimet e gjata audio dhe video nga sistemi i përgjimit që Ergys Agasi kishte montuar vetë në zyrën e tij, duket se kanë krisur edhe të ashtuquajtën Çeta e Dibrës në SPAK. Sipas burimeve, një prokuror i sektorit të krimit të organiuar në SPAK, i perceptuar si një nga magjistratët më me integritet të sistemit, është takuar me Agasin.
Sipas gazetarit Elton Qyno, prokurori i çështjes Altin Dukani i ka kërkuar kolegut të tij të japë dëshmi se për çfarë e ka takuar dhe çfarë ka biseduar me Agasin, por ai ka refuzuar. Po sipas Qynos, Dumani e ka sfiduar, duke i dërguar fletëthirrje për të dhënë dëshmi si person në dijeni, lëvizje e cila duket se ka krijuar një klimë tensioni në strukturën që po godet si kurrë më parë krimin e organizuar dhe korrupsionin me kollare.
Ndërkaq, sipas burimeve, influenceret e Rizarta Hoxha, Dea Mishel dhe Efi Dhedhes, ndryshe nga se është përfolur në rrjetet sociale, nuk shfaqen në dosjen e SPAK për ‘Rasputinin’ e Tiranës. Nga ana tjetër, influencierja Hatixhe Brika (Hati), e njohur për jetën lulsoze dhe të ardhura me burim të dyshimtë, ka mohuar që të ketë shkelur në zyrën e Agasit, duke sfiduar pretendimet që të paraqisin prova. Por, edhe nëse do të punlikoheshin prova, ka sërish një alibi që është ChatGPT.
Ndërkaq, lidhje të forta të Gys Agasit konsiderohen Vangjush Dako, Skënder Pashaj, Arkend Balla, Ilir Jashari, Ardian Bardhi, Orest Sota dhe sidomos Shkëlzen Berisha. Krahas komunikimeve intensive, si interlekuror mes Shkëlzenit dhe Gysit ka shpërbyer Çim Peka, gazetari pranë Familjes Berisha.
Verën e vitit 2025, me Gys Agasin në Palasë është shfaqur edhe gazetari Elvi Fundo. Sipas burimeve, Agasi dhe Fundo janë filmuar nën një çadër, shumë miqësorë dhe duke konsumuar alkool, pas një fushate sulmesh mediatike të Fundos ndaj Agasit. Strukturat që i kanë monitoruar kanë dyshime se Fundo është mburrur tek Agasi për ndikimin e pretenduar të tij tek prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado.
Ish drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, shfaqet jo vetëm në videot e Gys Agasit, por është monitoruar edhe në restorante në periferi të Tiranës me Agasin. Përpos ish drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, në videot e Agasit mësohet se shfaqet edhe ish ish-drejtoresha S. Q.
Të paktën 20 drejtoresha, ish drejtoresha dhe drejtorë të tjerë kanë hyrë në zyrën e Agasit në ish Bllok, zyrë e cila për disa kohë ka pasur fuqinë e paradhomës së kryeministrit. Në shfaqjen e shumicës së këtyre personazheve nuk ka asgjë të paligjshme.
Ish drejtori i Policisë, Ilir Proda mësohet se raportonte sistematikisht para Gys Agasit. Me Agasin shfaqet edhe biznesmeni L. L., i cili kërkonte të zgjidhte hallin e bllokimit të një investimi në jug të vendit për shkak të pretendimeve mbi pronat. Ai gati se nuk humbi edhe atë që kishte arritur.
Më i zhgënjyeri nga bashkëpunimi me Gysin është Klod Allajbeu, i cili e akuzon se i tjetërsoi pronat në Hipotekë, duke i kaluar në emrin e tij. Nga planet ambicioze për biznes, Gysi dhe Klodi kaluan në kërcënime. Madje thuhet se Klodi i ka shpëtuar për një fije fatit të Gerond Meçes. Konflikti për pronësinë e EQUOS Resort vijon të jetë i hapur.
Më të Lexuarat

LAJME
EMRA, adresa dhe të dhëna BANKARE në shitje online/ FBI zbulon "Rydox", tregu ilegal i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë!

LAJME
Mesazhi i Oriela Nebiajt për Gys Agasin, fotot e Hatit, emra suprizë, si ia bleu makinën 150 mijë euro gazetares politikane, dhe çfarë thonë burimet për FEMRAT VIP, Shkëlzenin dhe Irena Gjokën

LAJME
