"Je në mes të rrugës se...", Erion Braçe kërcënon qytetarin, ai i kthehet: Hajde ku të duash, maskara (Video)

Anëtarët e Lëvizjes Shqipëria Bëhet, kanë publikuar një video ku shfaqet deputeti socialist Erion Braçe,
në një nga stendat e ngritura prej tyre në Tiranë për të mbledhur firma për një referendum.
Siç shihet dhe nga pamjet, ai pyet fillimisht se për çfarë kërkoheshin firmat dhe më pas nis të debatojë me një qytetar që kishte shkuar të jepte firmën e tij.
Pasi situata tensionohet disi, deputeti socialist dëgjohet duke ju drejtuar qytetarit në moshë me fjalët: “Jemi në rrugë se…”, në formë kërcënimi të hapur. Ndërsa zotëria ia kthen “hajde ku të duash ti.”
Ata largohen më tej dhe me sa kuptohet nga pamjet, biseda nuk ka qenë e qetë. Teksa kthehet sërish pranë stendës për të mbaruar procesin e firmës për referendum, zotëria dëgjohet t’i thotë deputetit “maskara”.
Anëtarët e Shqipëria Bëhet e pyesin se çfarë i kishte thënë deputeti dhe ai u tregon se e kishte sharë. “Të shkë***fsha atë që të ka bërë”, tregon qytetari në moshë dukshëm më të madhe se Erion Braçe.
Më të Lexuarat

LAJME
EMRA, adresa dhe të dhëna BANKARE në shitje online/ FBI zbulon "Rydox", tregu ilegal i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë!

LAJME
Mesazhi i Oriela Nebiajt për Gys Agasin, fotot e Hatit, emra suprizë, si ia bleu makinën 150 mijë euro gazetares politikane, dhe çfarë thonë burimet për FEMRAT VIP, Shkëlzenin dhe Irena Gjokën

LAJME
