Merr kthesë dosja e vjedhjes së 700 mijë eurove në postën e Durrësit, hyn në lojë SPAK: Dyshohet se janë të përfshirë edhe deputetë

Dosja e vjedhjes së 69 milionë lekëve të reja në filialin e Postës Shqiptare në Durrës
ka marrë një kthesë të rëndësishme, sepse dyshohet se aty janë të përfshirë edhe deputetë.
Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën dhe ia ka përcjellë çështjen SPAK-ut,
pasi dyshon se pas skemës mund të fshihet një grup i strukturuar kriminal.
Sipas informacioneve të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, në skemë dyshohet se mund të jenë përfshirë edhe ish-zyrtarë të postës që aktualisht gëzojnë imunitet parlamentar. Në zgjedhjet e fundit parlamentare garoi si deputete nën siglën e partisë socialiste dhe e fitoi mandatin është ish-drejtoresha e postës Etleva Budini.
Ndërkohë, Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për pasardhësen e saj, Elisabeta Mataj, e cila u prangos menjëherë pas skandalit, duke e kaluar nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.
Vendimi vjen pas kërkesës së Matajt dhe mbrojtjes, e cila ka kundërshtuar pretendimin e prokurorisë se provat e administruara gjatë hetimit kanë rënduar pozitën e saj procedurale.
Mataj ndodhej në paraburgim prej 18 korrikut dhe hetohet për vjedhjen në bashkëpunim, përmes shpërdorimit të detyrës, të 69 milionë lekëve, fonde të destinuara për qytetarët në degët e Postës në Shijak dhe Krujë.
Në të njëjtën çështje nën hetim janë edhe ish-shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana, të dyja me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”./TCH
Më të Lexuarat

LAJME
BE kërkon gatishmëri për krizat! Komisioni Europian udhëzon qytetarët të përgatiten për 72 orë pa ndihmë shtetërore, ekspertët e sigurisë: Ne kemi avantazh…

LAJME
Ndërron jetë viktima në procesin gjyqësor në Hagë, Gjykata Speciale merr këtë vendim për familjarin

LAJME
24-vjeçarja ra nga dritarja e taksisë, zbulohen detaje të reja/ E reja ishte nën efektin e alkoolit së bashku me shoferin dhe shoqen e saj, po bënte ...
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Merr kthesë dosja e vjedhjes së 700 mijë eurove në postën e Durrësit, hyn në lojë SPAK: Dyshohet se janë të përfshirë edhe deputetë
Dosja e vjedhjes së 69 milionë lekëve të reja në filialin e Postës Shqiptare në Durrës ka marrë një kth...