Mashtrimi ‘i frikshem’, ZBARDHET dëshmia e mashtruesit ordiner qe genjeu per semundjen e rende! E pabesueshme emri i kujt spitali del tek skema

Nga Class• 26 November 2026

Mashtrimi ‘i frikshem’, ZBARDHET dëshmia e mashtruesit ordiner

Ka dhënë dëshminë e tij, Endrit Azemit, i cili u arrestua në Gjilan, ku dyshohet se mashtroi

qytetarët e Kosovës dhe diasporës duke pretenduar se vuante nga leuçemia akute,

 ndërsa përmes platformës GoFound ka arritur të grumbullonte rreth 190 mijë euro.

Përpara Prokurorisë, Azemi është shprehur se gëzon shëndet të plotë dhe se nuk

 është diagnostikuar asnjëherë me leuçemi, por ka zbuluar një tjetër detaj për këtë ngjarje, duke thënë se ishte kërcënuar nga Jon Sadiku, 23 vjeç, për t’u bërë pjesë e mashtrimit të dyshuar.

Gjithashtu, ai është shprehur se e gjithë kjo ide ishte dhënë nga Sadiku, i cili deklaron se kishte falsifikuar dokumente mjekësore që pretendohej se ishin lëshuar nga spitali “Acibadem” në Turqi dhe i kishte premtuar 10 mijë euro nga paratë e mbledhura.

Ndër të tjera, Jon Sadiku, i ka mohuar të gjitha akuzat e bëra nga Azemi, teksa për mediat kosovare, ai ka deklaruar se e kishte ndihmuar Azemin duke besuar se vuante vërtet nga një sëmundje e rëndë. Sakaq, ka dhe mohuar përfshirjen në falsifikimin e dokumenteve, kërcënimet apo përpjekjet për të përfituar financiarisht nga fushata.