Aktorja e njohur turke Deniz Çakir në mesin e të arrestuarve në një aksion policor në Stamboll

Aktorja e njohur turke Deniz Çakir në mesin e
të arrestuarve në një aksion policor në Stamboll
Aktorja e njohur turke Deniz Çakir, e cila për publikun
shqiptar është e njohur për rolin e Shah Sulltanit në serialin “
Sulejmani i Madhërishëm” dhe atë të Ferhunde në serialin
“Kur gjethet bien”, është në mesin e personave të arrestuar në një aksion të gjerë policor në Stamboll.
Operacioni është pjesë e një hetimi të gjerë të Prokurorisë së Stambollit, i cili lidhet me dyshime për prostitucion, trafikim, furnizim, posedim dhe përdorim të lëndëve narkotike.
Sipas raportimeve nga mediat turke, autoritetet kanë lëshuar urdhër-arreste për gjithsej 35 persona, ndërsa deri më tani janë arrestuar 24 prej tyre.
Në mesin e personave të arrestuar raportohet të jenë edhe aktori dhe këngëtari i njohur Ozcan Deniz, aktorja Burcu Ozberk dhe prezantuesi televiziv Murat Ceylan.
Sipas Prokurorisë, operacioni është ndërmarrë pas analizimit të telefonave celularë, materialeve të tjera digjitale dhe deklaratave të dëshmitarëve, përfshirë edhe dëshmitarë të fshehtë.
Policia po vazhdon kërkimin për personat e tjerë ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër-arreste, ndërsa hetimet mbeten në zhvillim.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditura akuzat konkrete që lidhen individualisht me Deniz Çakir.



