Mami jot nuk e do Kiarën!”/ Cllevio shpërthen ndaj Luiz Ejllit pas momentit në emision: “O besëprerë i Topallëve…” (Video)

Nga Class• 6 October 2026

Mami jot nuk e do Kiarën!”/ Cllevio shpërthen ndaj Luiz Ejllit

Një moment i ndodhur në puntatën e parë të emisionit “Live me Luizin” ka shkaktuar reagimin e ashpër

të reperit Cllevio ndaj Luiz Ejllit.

Gjatë emisionit, Luizi interpretoi një këngë të Cllevios dhe më pas ia dha këngën Gjergj Lekës për ta performuar. Duket se ky moment

 nuk është pritur mirë nga reperi, i cili reagoi publikisht në rrjetet sociale.

Në një video të publikuar prej tij, Cllevio përdor tone të ashpra ndaj Luiz Ejllit dhe përmend edhe familjen dhe jetën e tij personale.

“Mami jot nuk e do Kiarën. Do tregoj si ke mashtruar familjen Topalli dhe për marrëdhënien tënde me vajzën e Jozefina Topallit”, shprehet Cllevio në videon e publikuar.

Reperi e shoqëron reagimin edhe me një tjetër deklaratë të fortë ndaj moderatorit, duke e cilësuar atë “besëprerë të Topallëve”.

Deklaratat janë bërë nga Cllevio dhe, deri në këto momente, nuk ka një reagim publik nga Luiz Ejlli lidhur me akuzat e bëra ndaj tij.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Luizi do t’i përgjigjet publikisht Cllevios dhe nëse kjo përplasje do të vijojë edhe më tej.