"Ma dha truri"/ Kush është i dënuari që sulmoi policin brenda burgut të Burrelit, efektivi me 6 qepje në kokë (Emrat)

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në
burgun e sigurisë së lartë të Burrelit, ku një i dënuar ka dhunuar një efektiv policie.
Mësohet se i dënuari është Dritan Imeri, i cili po vuan një dënim me 25 vite burg
në këtë institucion izolimi. Ndërkohë punonjësi i policisë së burgjeve i dëmtuar është Agron Bebja,
i cili pas dhunës, ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Raportohet se gjatë natës, i dënuari ka kërkuar të shkojë në tualet. Por sapo efektivi ka hapur derën e qelisë, Imeri e ka goditur në kokë me një objekt të fortë.
Në ndihmë të punonjësit ka ndërhyrë edhe një efektiv tjetër i policisë së burgjeve. Raportohet se efektivi ka 6 qepje në kokë.
Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje, i dënuar nuk ka treguar arsyen e sulmit por ka thënë vetëm:
“Ma dha truri”, sipas Top Channel. Pas incidentit, Imeri është izoluar në sektorin e veçimit. Deri më tani, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka raportuar zyrtarisht për ngjarjen.
Më të Lexuarat

LAJME
“Na hëngshi atë që s’thuhet…”/ Korreshi: Ça t’i hash partisë suaj, ligjëron pushkët dhe shkopin e gomës!

LAJME
"Ma dha truri"/ Kush është i dënuari që sulmoi policin brenda burgut të Burrelit, efektivi me 6 qepje në kokë (Emrat)

LAJME
Deklarata e fortë e Klodiana Lalës: Një grup kriminal thirri deputeten e PS-së, i kërkoi t’i dalë kundër Edi Ramës! Ka shumë pasoja nëse…
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
"E kam marrë gruan nga Bosnia" - E vlersoj sepse ka traditat sikur Shqiptare. Un jam i lumtur dhe nuk më intereson asgje tjeter
“E kam marrë gruan nga Bosnja” – një burrë tregon se e vlerëson bashkëshorten për traditat dhe vlerat që a...