Deklarata e fortë e Klodiana Lalës: Një grup kriminal thirri deputeten e PS-së, i kërkoi t’i dalë kundër Edi Ramës! Ka shumë pasoja nëse…

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë, duke pretenduar se një prej grupeve
kriminale në vend ka kontaktuar pak ditë më parë një deputete të Partisë Socialiste,
duke i kërkuar të dalë kundër kryeministrit Edi Rama.
E ftuar në News24, Lala nuk dha detaje të tjera mbi identitetin e deputetes apo grupin kriminal,
por theksoi se bëhet fjalë për një grup me influencë të konsiderueshme.
E pyetur nëse deputetja në fjalë do jetë rasti për t’i dalë kundër kreut të qeverisë, ajo tha që ligjvënësja nuk mundet ta ndërmarrë një hap të tillë, pasi do ketë pasoja.
“Një nga grupet kriminale në vend, para pak ditësh, thërret një deputete të PS-së dhe i kërkon t’i dalë kundër Edi Ramës. Kjo ka ndodhur ditët e fundit. Do ta provojë koha këtë. Nuk mund të dalë kundër, sepse ka shumë pasoja po dole kundër.
Fakti që vjen në një formë të caktuar në Kuvend dhe paratë e drogës, je mes dy zjarresh. Ka shumë pasoja nëse del kundër. Nuk jap dot detaje më shumë. Bëhet fjalë për një nga grupet kriminale më të fuqishme dhe me influencë”, deklaroi Klodiana Lala.
Më të Lexuarat

LAJME
“I kom thane grus n’fillim qe mi don prindt miresevjen, qe jo une prej prindve sndahna” - Diqka me ndodh ma perpra e lshoj grun se munda prej nanes

LAJME
Nga ‘Miss Miqësia’ te politika, kush është Lulzime Faria, vajza që prezantoi partinë e dalë nga protesta?

LAJME
Trump dhe NATO i kërkuan të mos zgjerojë luftën në Ukrainë, vjen reagimi zyrtar nga Putin, paralajmëron se ...
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Deklarata e fortë e Klodiana Lalës: Një grup kriminal thirri deputeten e PS-së, i kërkoi t’i dalë kundër Edi Ramës! Ka shumë pasoja nëse…
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë, duke pretenduar se një prej grupeve kriminale në vend ka kontak...