Nga ‘Miss Miqësia’ te politika, kush është Lulzime Faria, vajza që prezantoi partinë e dalë nga protesta?

Tetë vite më parë konkurronte për kurorën e më të bukurës së Shqipërisë, ndërsa sot Lulzime Faria
doli përpara kamerave për të prezantuar një nismë politike.
E reja, që foli në emër të një grupi studentësh, njoftoi këtë të enjte, krijimin e partisë
“Të Bashkuar për Shqipërinë”, dy ditë përpara protestës kombëtare.
Emri i Lulzime Farias figuron në kronikat rozë të qershorit të vitit 2018, kur në pedonalen e Tiranës u zhvillua edicioni i 20-të i spektaklit “Miss Shqipëria”. Faria konkurronte me numrin 21, mes 31 vajzave nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe diaspora. Ndonëse nuk arriti të fitonte kurorën, ajo u vlerësua me çmimin “Miss Miqësia”.
Nëpër studio televizive ajo rëndom e ka përshkruar veten si një modele shumë të bukur dhe pa komplekse, ndonëse ka folur gjatë për bullizmin dhe për planet e saj për të vazhduar modelingun jashtë shtetit.
Nuk dihet çfarë ka ndodhur me këto plane, teksa e reja që prezantoi projektin politik pas 180 ditësh protestash nuk sqaroi se çfarë roli do të ketë personalisht në strukturat drejtuese të partisë dhe as nëse grupi që ajo përfaqëson ka mandatin e protestuesve të sheshit. Kur iu drejtua pikërisht kjo pyetje nga gazetarët, ajo u largua pa dhënë përgjigje./ReportTv.al

Më të Lexuarat

LAJME
Nga ‘Miss Miqësia’ te politika, kush është Lulzime Faria, vajza që prezantoi partinë e dalë nga protesta?

LAJME
Trump dhe NATO i kërkuan të mos zgjerojë luftën në Ukrainë, vjen reagimi zyrtar nga Putin, paralajmëron se ...

LAJME
"Plas" grushti në burgun e sigurisë së lartë në Shqipëri! I burgosuri rreh policin, dërgohet për në spital
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
“I kom thane grus n’fillim qe mi don prindt miresevjen, qe jo une prej prindve sndahna” - Diqka me ndodh ma perpra e lshoj grun se munda prej nanes
Grus i kam thënë që në fillim se prindërit i dua shumë dhe nuk ndahem prej tyre” – një qytetar ndan një dek...

LAJME
Nga ‘Miss Miqësia’ te politika, kush është Lulzime Faria, vajza që prezantoi partinë e dalë nga protesta?

LAJME
Trump dhe NATO i kërkuan të mos zgjerojë luftën në Ukrainë, vjen reagimi zyrtar nga Putin, paralajmëron se ...

LAJME