Lekundje te Tojes,ja ku ishte epiqendra dhe magnituda

Nga Class• 13 November 2026

Lekundje te Tojes,ja ku ishte epiqendra dhe magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë ka tronditur ishullin e Kretës në jug të Greqisë,

në orët e para të mëngjesit të së premtes. Autoritetet bëjnë me dije se

deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, tërmeti nënujor u regjistrua pak pas orës 02:00,

me epiqendër 16 kilometra në jug të zonës së Kali Limenes, në pjesën jugore të Kretës. Lëkundjet u shkaktuan në një thellësi prej rreth 32 kilometrash.

Greqia është një nga vendet me aktivitetin më të lartë sizmik në botë, ku çdo ditë regjistrohen dhjetëra tërmete, shumica e të cilëve nuk ndihen nga banorët. Ishulli i Kretës është veçanërisht i ekspozuar ndaj lëkundjeve sizmike, pasi ndodhet pranë zonës ku takohen pllaka tektonike evropiane dhe afrikane.