A po vjen stuhia? Shi, shtrëngata dhe stuhi të forta përfshijnë vendin, ja çfarë pritet

Nga Class• 13 November 2026

A po vjen stuhia? Shi, shtrëngata dhe stuhi të forta

Ditën e premte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët,

në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 10m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 25m/s

Valëzimi në dete me forcë 4-6 ballë.