Më në fund: Dyshja nuk fshihet më, shfaqen për herë të parë krah njëri-tjetrit

Nga Class• 13 November 2026

Më në fund: Dyshja nuk fshihet më, shfaqen për herë

Ariana Grande dhe Ricky Alvarez kanë bërë daljen e tyre të parë zyrtare si çift në tapetin e kuq.

Këngëtarja dhe balerini janë shfaqur së bashku gjatë premierës së filmit

komedi “Focker-in-Law” në New York, ku u fotografuan pranë njëri-tjetrit

duke mbajtur duart dhe duke pozuar përpara kamerave

Më në fund: Dyshja nuk fshihet më, shfaqen për herë

Për këtë ngjarje, këngëtarja zgjodhi një fustan në nuanca të bardha dhe gri me motive kuadratesh, i shoqëruar nga një model flokësh me bisht të lartë. Nga ana tjetër, Ricky u shfaq me një veshje më casual, i kombinuar me xhinse dhe një xhaketë të zezë.

Kjo dalje publike vjen disa muaj pasi u raportua se të dy kanë rikthyer romancën e tyre, pas një lidhjeje të shkurtër që patën në vitin 2015. Gjatë muajve të verës, marrëdhënia u bë publike edhe në rrjetet sociale, ndërsa më vonë të dy u fotografuan me tatuazhe të ngjashme me fjalën “Love”.

Në shtator, gjatë një interpretimi të projektit të saj “Thank U, Next”, Ariana ndryshoi një pjesë të tekstit duke kënduar: “Shkrova disa këngë për Ricky-n / Po përpiqem që ai të jetë i fundit”.

Ky detaj u interpretua si një mesazh për vazhdimësinë e marrëdhënies së tyre, e cila vjen pas ndarjes së këngëtares nga aktori Ethan Slater, me të cilin kishte qenë në një lidhje prej tre vitesh.