Lala hedh deklaraten e forte per nje deputete te PS

Nga Class• 26 November 2026

Lala hedh deklaraten e forte per nje deputete te PS

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë, duke u shprehru se një prej grupeve

 kriminale më të fuqishme dhe me më shumë ndikim në vend ka kontaktuar ditët e fundit

një deputete të Partisë Socialiste, duke i kërkuar të dalë kundër kryeministrit Edi Rama.

Sipas gazetares, deputetja ndodhet në një situatë të vështirë, pasi përballë saj janë presionet politike

 dhe ndikimi i grupeve kriminale. Lala nuk dha emrin e deputetes apo të grupit kriminal, por paralajmëroi se vërtetësia e deklaratës së saj do të provohet me kalimin e kohës.

“Një nga grupet kriminale në vend, para pak ditësh, thërret një deputete të PS-së dhe i kërkon t’i dalë kundër Edi Ramës. Kjo ka ndodhur ditët e fundit. Do ta provojë koha këtë.

Nuk mund të dalë kundër, sepse ka shumë pasoja po dole kundër. Fakti që vjen në një formë të caktuar në Kuvend dhe paratë e drogës, je mes dy zjarresh”, deklaroi Lala.

Gazetarja theksoi se nuk mund të bëjë publike më shumë detaje për këtë rast, por nënvizoi se bëhet fjalë për një prej grupeve kriminale më të fuqishme dhe me ndikim në vend.

“Ka shumë pasoja nëse del kundër. Nuk jap dot detaje më shumë. Bëhet fjalë për një nga grupet kriminale më të fuqishme dhe me influencë”, u shpreh Klodiana Lala.