
Pushimet verore në bregdetin e Golemit mund të kishin përfunduar në një tragjedi të rëndë për një familje nga Istogu. Por falë ndërhyrjes së shpejtë dhe guximit të zjarrfikësit nga Gjilani, Kastriot Sefedini, një jetë u shpëtua mrekullisht nga valët e trazuara të detit.
Sefedini, i cili po kalonte disa ditë pushimi me familjen e tij, u kthye në një hero të vërtetë gjatë orëve të pasdites, kur shpëtoi nga mbytja e sigurt 10-vjeçarin Elion, një djalosh me Sindromën Down nga Istogu.
Ngjarja ndodhi në një moment kur deti ishte mjaft i trazuar dhe rreziku i lartë kishte larguar pushuesit nga uji. Zjarrfikësi tregon se numri i njerëzve në det ishte shumë i vogël, por vëmendja e tij drejt horizontit rezultoi shpëtimtare për të voglin.
“Ishte pasdite, deti kishte valë të mëdha dhe shumë pak njerëz kishte në ujë. I kisha ngulitur sytë në horizontin e detit dhe për një moment kam vërejtur një njeri i cili po mbytej. Me tërë fuqinë që kam pasur, kam vrapuar dhe me not kam arritur në momentet e fundit kur po fundosej. Kam arritur ta kap për koke, ishte gati i alivanosur dhe nuk mund të fliste. E kam mbërthyer me duar, kam arritur t’i jap ndihmën e parë, e pastaj ka vrapuar kujdestari i vrojtimit nga kulla dhe e kemi nxjerrë nga uji,” – tregon momentin kritik Sefedini.
Vetëm pas nxjerrjes nga uji në breg, Kastrioti e kuptoi se vogëlushi i shpëtuar ishte 10-vjeçari Elion, i cili ka Sindromën Down. Ai e dorëzoi djalin shëndoshë e mirë te familjarët e tij, të cilët po përjetonin momente tmerri dhe paniku.
“Është fat i madh që isha përqendruar në shikim nga deti dhe që kemi arritur në sekondat e fundit ta nxjerrim nga uji. Është një ndjenjë e papërshkrueshme që Elioni sot është shëndoshë e mirë me familjarët e tij. I dëshiroj shëndet dhe shumë gëzime në jetë,” – u shpreh zjarrfikësi gjilanas, i lehtësuar nga përfundimi i suksesshëm i kësaj ngjarjeje.
Aktet e tilla të trimërisë dhe gatishmërisë për të rrezikuar jetën e vet për të shpëtuar atë të një fëmije nuk duhet të kalojnë në heshtje. Qytetarët dhe të pranishmit e vlerësojnë thellësisht këtë gjest, duke bërë thirrje që Institucionet e Komunës së Gjilanit ta ftojnë dhe ta dekorojnë zyrtarisht zjarrfikësin Kastriot Sefedini, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
