LAJME / E Mërkurë 29 Korrik 2026, 20:08

Zjarr i madh në një fabrikë metali në Gjakovë

Një zjarr i madh ka përfshirë gjatë ditës së mërkurë një fabrikë të metalit në qytetin e Gjakovës.

Pas shpërthimit të flakëve, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë e Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë, të cilat kanë punuar për shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij.

“Falë reagimit të shpejtë dhe angazhimit të ekipeve tona, zjarri është lokalizuar dhe është shuar në kohë, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe dëme edhe më të mëdha materiale”, thuhet në njoftimin e zjarrfikësve.

Sipas tyre, nga ky incident nuk është raportuar për persona të lënduar.

Ndërkohë, shkaqet që çuan deri te përfshirja e fabrikës nga zjarri mbeten për t’u hetuar nga organet kompetente, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE