LAJME / E Mërkurë 29 Korrik 2026, 20:08

"Kush bord, o zemër?"/ Kryemadhi lexon mesazhet me Ramën në gjyq: Më tha ‘bëje urgjent’, pse se merrni në pyetje?

Kryemadhi akuzon SPAK se prokuroria i ka përzgjedhur provat pasi nuk ka përfshirë komunikimet me Ramën për të cilat thotë se janë më të shumta sesa ato me Metën.

Ish deputetja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar ditën e sotme në gjyqin e saj dhe Metës në GJKKO, se Prokuroria e Posaçme po përpiqet të krijojë idenë se ajo ka ushtruar ndikim që kushëriri i saj, Adrian Shatku për futjen në tregun e fibrave optike.

Sipas saj se ish-ministri Edmond Haxhinasto kishte kërkuar informacion, çka tregon se procedura administrative kishte filluar, ndërsa mesazhet institucionale janë pranuar nga akuza si ndikim.

Më pas, Kryemadhi përmend disa mesazhe me kryeministrin Rama ku ai i ka thënë “bëje urgjent” dhe ajo ia ka komunikuar këtë më pas Shatkut.

Ish-deputetja kërkon të dijë pse nuk është pyetur Rama për këtë mesazh.

Monika Kryemadhi: SPAK përpiqet të krijojë idenë se drafti tregon ndikimin tim tek ministri Haxhinasto. Më thotë Xhixho se draftin ia ka dërguar Haxhinastos. Unë i them që ma dërgo edhe mua një kopje dhe kaq është. Rezulton vetëm një draft dokument brenda procedurave.

Pirro i kishte kthyer përgjigje Mond Haxhinastos. Ky i fundit i ka dërguar kërkesë për informacion për tregun e fibrave optike. Ia dërgon dhe Milena Haritos këtë shkresë. Pse jam unë dhe Pirro dhe pse nuk ishte Haxhinasto e Harito? Sepse edhe unë isha në komisionin për dixhitalizimin. Unë isha përgjegjësja dhe e vetmja që e njihja tregun, për shkak të rrethanave. Thuaj me kë rri, të them cili je. Shatku kërkesën e parë për Haxhinaston e bëri në 2014. Ai i thotë se do të pyesë AKEP-in se si është procedura. Po të ishte se kishte ndikim, e kishte bërë për 5 minuta. Nuk mund të thuhet se takimi kishte prodhuar atë gjë që pretendon akuza, sepse ende nuk ishin mbledhur të dhëna. Kur lexon komunikimet e mia me Ramën, kupton se nuk ka ndikim.

E di që je i lodhur, por më thotë Pirro se duhet me bordin e vjetër.

Rama më thotë: “Kush bord, o zemër?”

Më thotë Pirro ta mbylli për vete.

Do flas me Ahmetajn dhe të them.

Rama thotë: “E di, e di, e kam të qartë.”

Dokumentet tregojnë se procedura administrative kishte filluar më parë. Nga ballafaqimi rezulton se akuza ka interpretuar mesazhe institucionale si ndikim të paligjshëm. Haxhinasto kishte kërkuar informacion para emaileve.

Më pas kemi mesazhin që i shkruaja Shatkut. Isha me Ramën dhe më tha: “Bëje urgjent.”

Nuk kam asnjë mesazh me Metën. Zero mesazhe. Unë i kam thënë: “Bëjeni urgjent”, sepse ma tha Rama. Është pyetur Edi Rama pse më ka shkruar kështu dhe çfarë lidhje ka ai me Shatkun?

Sotir Kllapi: U bë e disata herë që e pandehura thotë se ne nuk kishim shkopin magjik dhe kanë qenë të tjerë që vendosnin. Nëse zonja ka një version tjetër në lidhje me faktet, nëse janë përfshirë persona të tjerë në veprime korruptive, atëherë i sugjerojmë të flasë dhe t’i bëjë prezent, dhe ne hetojmë pavarësisht se jemi në gjykim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE