LAJME / E Enjte 27 Qershor 2024, 22:10

Zhduket bariu 32-vjeçar në Gramsh, familjarët dyshojnë se është mbytur! Pranë liqenit gjetën…

Një bari 32-vjeçar është shpallur i zhdukur në Gramsh.

Bëhet fjalë për I.Brahimi nga fshati Pishaj.

Familja dyshon se i riu mund të jetë mbytur në liqenin e Banjës.

Polumbarët ende nuk kanë mbërritur për të kryer kërkimet, ndërsa familjarët kanë gjetur një paketë cigareje në anë të liqenit.

Dyshohet se 32-vjeçari vuan nga probleme te shëndetit mendor.