LAJME / E Enjte 16 Korrik 2026, 15:03

Zgjidhet kupola drejtuese e PD-së, Noka rikonfirmohet Sekretar i Përgjithshëm! Ja kush do të jenë tre nënkryetarët

NJOFTIM PËR SHTYP I KOMISIONIT ZGJEDHOR TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, gjatë së cilës përmbylli procesin e ristrukturimit të partisë, duke zgjedhur 3 nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri të Partisë dhe Komisionin e ri të Apelimit.

Pas një procesi zgjedhor transparent, të zhvilluar në prani të kandidatëve dhe vëzhguesve të tyre, si dhe të transmetuar pa ndërprerje drejtpërdrejt nga mediat, proces i cili përfundoi në orët e para të mëngjesit, Komisioni Zgjedhor i Këshillit Kombëtar të PD-së shpall rezultatet përfundimtare si më poshtë:

Sekretar për Burimet Njerëzore

Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore

Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun

Sekretare për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile

Sekretare për Integrimin Evropian

Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën

Sekretar për Infrastrukturën dhe Territorin

Sekretare për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit

Sekretar për të Drejtat e Njeriut

Sekretar për të Përndjekurit Politikë

Këshilli Kombëtar, edhe në këtë rast, pasqyron qartë mesazhin kryesor të Kuvendit Kombëtar të PDSH-së të 30 majit për ripërtëritjen dhe hapjen e Partisë Demokratike. Në mënyrë konkrete:

Për herë të parë në historinë e Partisë Demokratike, Këshilli Kombëtar zgjodhi si nënkryetarë të Partisë përfaqësues të të rinjve nën moshën 35 vjeç dhe përfaqësues të Diasporës.
Të tre nënkryetarët e zgjedhur të Partisë janë për herë të parë pjesë e lidershipit të Partisë.
Trembëdhjetë nga pesëmbëdhjetë anëtarët e zgjedhur në Sekretariatin e Partisë janë për herë të parë pjesë e Sekretariatit dhe Kryesisë së Partisë, duke reflektuar angazhimin për hapje, qarkullim elitar dhe promovimin e brezit të ri të drejtuesve.
?Katër nga pesë anëtarët e Komisionit të Apelimit janë për herë të parë pjesë e organeve drejtuese të Partisë.

Në përfundim, Komisioni Zgjedhor falënderon mediat për ndjekjen e pandërprerë të procesit të votimit dhe numërimit, si dhe të gjithë kandidatët dhe vëzhguesit e tyre për kontributin në zhvillimin e një procesi korrekt, transparent dhe të besueshëm.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për kandidatët që morën pjesë në këtë garë të brendshme dhe nuk rezultuan fitues. Kontributi, angazhimi dhe vlerat e tyre përbëjnë një pasuri të rëndësishme për Partinë Demokratike dhe do të mbeten pjesë e rëndësishme e procesit të saj të ripërtëritjes dhe forcimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE