LAJME / E Mërkurë 11 Dhjetor 2024, 18:06

“Zero me xhufkë…”/ Egla Ceno jep nga një notë për prezantueset e “Goca dhe Gra”: Na fute në sherr…

Pak ditë më parë Egla Ceno do të mbante profilin zyrtar të emisionit “Goca dhe Gra” në “Instagram”. Aktorja e njohur vendosi që të bënte një pyetësor me ndjekësit.

“Më bëj një pyetje për prezantueset e Goca dhe Gra”, shkruante Egla në një postim në “Instastory”, e cila është pjesë e panelit të emisionit, i cili transmetohet çdo të shtunë në ekranin e Top Channel.

Ndjekësit kanë qenë kuriozë të dinë se çfarë mendimi ka Ceno për katër bashkë prezantueset e tjera të emisionit. Madje i kanë thënë që t’u vendosë edhe një notë.

Jepi një notë secilës prezantuese nga 1 te 10

Jorida: 4 e gjysmë, 5 pa çerek

Me cilën prej tyre ke një marrëdhënie shumë të mirë shoqërore?

Shkoj mirë me të katërta. Të paktën në prezencën time më respektojnë dhe i respektoj.