LAJME / E Premte 17 Korrik 2026, 23:11

ZEMËR FLORI - SHQIPTARI SHPËTON SERBIN QË PO TËRHIQEJ JASHTË AVIONIT ... GRUAJA E TIJ: "DUA TA GJEJ PËR TA FALENDERUAR

Derisa retorika e urrejtjes ka helmuar marrëdhëniet mes popujve për vite me radhë, një shqiptar zgjodhi të shpëtonte jetën e një serbi. Kur ai po tërhiqej jashtë avionit pas dekompresimit të kabinës, një pasagjer shqiptar u bashkua me bashkëshorten e tij për ta tërhequr sërish brenda.

Ngjarja ndodhi vetëm pak minuta pas ngritjes së avionit nga Selaniku drejt Gjermanisë, kur një defekt në motor shkaktoi çarjen e një dritareje pranë vendit ku ishte ulur 61-vjeçari Ljubiša Karoviç.

Bashkëshortja e tij, Svetlana, nuk ia lëshoi këmbët për asnjë moment, ndërsa me ndihmën e dy pasagjerëve të tjerë, mes tyre edhe një shqiptar, arritën ta tërhiqnin sërish brenda avionit. Sipas saj, burri mbeti i varur pjesërisht jashtë për rreth dy minuta dhe humbi ndjenjat disa herë.

Mes emocioneve, ajo pati vetëm një mesazh:

 “Ai na shpëtoi. Nuk ia di emrin, por do të doja ta takoja përsëri për ta falënderuar nga zemra.”

61-vjeçari vijon të trajtohet në spital në Greqi, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të incidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE