
Ja shpëtoi jetën 25 fëmijëve! Sipërmarrësi shqiptar dhuron 75 mijë dollarë për një mision humanitar
Një gjest i jashtëzakonshëm bamirësie nga sipërmarrësi shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari do t’u japë një shans për jetë 25 fëmijëve në Kosovë, të lindur me defekte në zemër.
Së bashku me familjen e tij, Bajraktari dhuroi 75 mijë dollarë për organizatën humanitare “Gift of Life International”, fond që do të financojë udhëtimin e një ekipi mjekësor në Kosovë për të kryer operacione jetike te fëmijët që nuk kanë mundësi të trajtohen në vend.
Sipas të dhënave, rreth 400 fëmijë lindin çdo vit në Kosovë me probleme të lindura në zemër, ndërsa mungesa e kushteve për ndërhyrje të specializuara bën që shumë prej tyre të mos marrin trajtimin e nevojshëm në kohë.
Harry Bajraktari, i njohur për angazhimin e tij bamirës, konsiderohet një nga mbështetësit më të mëdhenj të kësaj organizate në komunitetin shqiptaro-amerikan. Ai u shpreh se, përveç shpëtimit të jetëve të fëmijëve, dëshiron që ky gjest të shërbejë edhe si shembull për brezat e rinj të familjes së tij, duke trashëguar vlerat e solidaritetit dhe humanizmit.
Falë këtij donacioni, 25 fëmijë do të kenë mundësinë të marrin operacionet që mund t’u shpëtojnë jetën, duke u dhënë atyre shpresën për një të ardhme më të mirë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
