LAJME / E Enjte 12 Qershor 2025, 22:10

Zbulohet sedilja ku ishte ulur pasagjeri i vetëm i mbijetuar nga rrëzimi i avionit të "Air India"

Një shtetas britanik i shpëtoi mrekullisht katastrofës së avionit të Air India, e cila i mori jetën qindra pasagjereve qe ndodheshin ne bord bashke me ekuipazhin.

Kuriozitet te madh ka krijuar menyra si ai shpetoi dhe mbi te gjitha vendi ku ishte ulur.

Vishwash Kumar Ramesh, 40 vjeç, foli nga shtrati i spitalit disa orë pasi bëri një arratisje të jashtëzakonshme nga avioni i fatkeq me numer fluturimi 171 me destinacion Gatwick më herët gjatë ditës së sotme.

Pamjet treguan pasagjerin me lëndime të dukshme duke u larguar me vështirësi nga vendi i aksidentit. Thuhet se ai pësoi lëndime në gjoks, sy dhe këmbë.

Policia e gjeti pasagjerin, i cili kishte qenë në sediljen 11A kur avioni u rrëzua, në një zonë banimi në Gujarat dhe e transferoi atë në një spital aty pranë për trajtim.

Këtë pasdite, familja e tij konfirmoi se zoti Ramesh ishte në bord – por se ata nuk kishin dëgjuar nga një i afërm tjetër i cili besonin se ishte gjithashtu në fluturim.

Duke folur për mediat lokale nga shtrati i spitalit, zoti Ramesh tha se vëllai i tij kishte qenë ulur në një rresht tjetër duke shtuar: “Nuk mund ta gjej më”.

“Tridhjetë sekonda pas ngritjes, pati një zhurmë të fortë dhe pastaj aeroplani u rrëzua. Gjithçka ndodhi shumë shpejt”, shtoi ai.

Kur u ngrita, kishte trupa përreth meje. U frikësova dhe ika.

“Kishte copa të aeroplanit përreth meje. Dikush më kapi, më futi në një ambulancë dhe më çoi në spital.”

Ramesh, i cili jeton në Londër me gruan dhe fëmijën e tij, po udhëtonte për në shtëpi nga India, ku kishte vizituar familjen kur avioni u rrëzua, duke goditur ndërtesat ku strehoheshin mjekët në qytetin e Ahmedabadit.

Në terren, policia tha se kishte gjetur një tjetër të mbijetuar në spitalin e goditur nga avioni. Numri i konfirmuar i të vdekurve është rritur në të paktën 240 persona, sipas policisë.

Përpara zbulimit të të mbijetuarit britanik, autoritetet thanë se besonin se askush nuk kishte shpëtuar gjallë nga fluturimi. Sipas policisë, avioni mbante 244 pasagjerë.

Në bord kishte 53 shtetas britanikë, si dhe 159 shtetas indianë, shtatë shtetas portugezë dhe një kanadez. Njëmbëdhjetë prej personave në bord ishin fëmijë, përfshirë dy të porsalindur.

Pasagjerët britanikë Akeel Nanabawa, gruaja e tij Hannaa Vorajee dhe vajza e tyre, e cila jetonte në Gloucester, ishin në bord të fluturimit, raportoi BBC këtë mbrëmje.

Ekipet e shpëtimit të mbështetura nga ushtria kanë nxjerrë 204 trupa nga vendi i ngjarjes deri më tani, me viktima nga avioni dhe zona përreth rrëzimit.

Ekspertët e aviacionit thonë se Boeing 787 Dreamliner mund të ketë humbur papritur fuqinë ‘në fazën më kritike të fluturimit’ pas ngritjes./lajmifundit.al do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE