LAJME / E Martë 9 Qershor 2026, 00:12

Zbulohet numri i protestuesve mbrëmjen e sotme në Tiranë

Protestat e qytetarëve në Tiranë kundër projekteve investuese të propozuara nga Jared Kushner në ishullin e Sazanit dhe në zonën e Zvërnecit kanë vijuar edhe mbrëmjen e sotme, duke shënuar një pjesëmarrje të konsiderueshme pas disa ditësh tubimesh të njëpasnjëshme.

Grumbullimi i organizuar nga përfaqësues të shoqërisë civile, ambientalistë dhe banorë ka sjellë bllokimin e akseve kryesore në qendër të kryeqytetit, ku vargu i protestuesve ka nisur nga zona e njohur si “9-katëshet” dhe ka vijuar përgjatë bulevardit deri në afërsi të hotelit “Xheko Imperial”.

Për të pasur një vlerësim sa më të saktë dhe objektiv mbi numrin e pjesëmarrësve në marshimin e sotëm, është përdorur formula shkencore e densitetit të masës (e njohur si Metoda Jacobs), e cila llogarit numrin e njerëzve bazuar në sipërfaqen e zënë dhe dendësinë për metër katror.

Sipas të dhënave të konstatuara në terren, gjatësia e rrugës ku masa e njerëzve ishte tërësisht kompakte dhe pa ndërprerje shkonte rreth 900 metra, ndërsa gjerësia mesatare e këtij segmenti rrugor është 30 metra.

Ky bllokim i plotë krijon një sipërfaqe të shfrytëzuar prej rreth 24,000 deri në 27,000 metra katrorë.

Duke marrë parasysh se lëvizja ishte në marshim dhe dendësia llogaritet mesatare drejt së lartës, me rreth 1.5 deri në 2 persona për metër katror në pjesën kryesore të pandërprerë, numri i protestuesve në këtë bllok kompakt pozicionohet rreth 54,000 pjesëmarrësish.

Pjesa tjetër e vargut, e cila shtrihej me ndërprerje dhe hapësira më të lira përgjatë gjithë gjatësisë prej 1.5 kilometrash nga pikënisja deri në fund të itinerarit, shton në mënyrë të qëndrueshme edhe disa mijëra persona të tjerë në totalin e përgjithshëm të tubimit të mbrëmjes së sotme.

Ky reagim masiv i qytetarëve vjen si pasojë e shqetësimeve të ngritura mbi mbrojtjen e habitateve natyrore dhe transparencën e projekteve që kapin vlerën e miliarda eurove në zona të mbrojtura ekologjike, siç është rasti i Nartës dhe Zvërnecit.

Ndjeshmëria e lartë publike ka nxitur debate të forta jo vetëm në sheshe, por edhe në rrjetet sociale, duke përfshirë personazhe të njohur të ekranit të cilët kanë mbajtur qëndrime publike mbi këtë çështje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE