LAJME / E Shtunë 25 Korrik 2026, 20:08

Zbulohet dinamika e tragjedisë me tre viktima në Roskovec / Çifti Plaka ishte duke shkuar në punë, Nertil Buzi hyri në apartament dhe…

Zbulohet dinamika e plotë e tragjedisë që ndodhi në fshatin Vidishtë të Roskovecit, një ngjarje që përfundoi me tre viktima.


Sipas informacionit të dhënë dhe provave të mbledhura, rreth orës 05:00 të mëngjesit të së enjtes, 35-vjeçari Refit Buzi, i njohur edhe si Nertil Buzi, hyri në apartamentin e familjes Plaka i armatosur me një pushkë gjahu. Në atë moment, bashkëshortët Kosta (Arben) dhe Belere Plaka po përgatiteshin të niseshin për në punë.

Menjëherë pasi hyri në apartament, autori hapi zjarr ndaj çiftit. Kosta Plaka vdiq në vend, ndërsa bashkëshortja e tij, Belerie Plaka, u plagos rëndë. Ajo u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati më shumë se pesë orë, por nuk i mbijetoi plagëve të marra.


Pas krimit, 35-vjeçari mori me forcë gruan 24-vjeçare, me të cilën kishte qenë në një lidhje prej nëntë vitesh, dhe u largua nga pjesa e prapme e apartamentit. Më pas ai u nis drejt fshatit Kurjan, ku pas disa orësh ndjekjeje nga forcat e policisë, e liroi të renë të lirë dhe të padëmtuar.


Operacioni për kapjen e autorit vazhdoi për disa orë. Pavarësisht negociatave të vazhdueshme me oficerët e Policisë së Shtetit, të cilat zgjatën rreth shtatë orë, 35-vjeçari refuzoi të dorëzohej dhe në fund i dha fund jetës së tij duke kryer vetëvrasje.

Një histori që filloi vite më parë si një marrëdhënie midis dy të rinjve përfundoi në mënyrën më tragjike, duke lënë pas tre viktima dhe dy familje të shkatërruara, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE