Prizreni është tronditur mëngjesin e së martës pas një krimi të rëndë në familje ku për pasojë humbi jetën një 15-vjeçare turke. Krimin po dyshohet se e kreu babai i saj, Mehmet Gorenç. Ai tashmë është dërguar në paraburgim, pasi Gjykata Themelore në Prizren aporovoi kërkesën e Prokurorisë.
Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e gruas e cila ka zbuluar se çfarë i ka thënë bashkëshorti teksa ka plagosur edhe atë së bashku me dy vajzat e tyre. Gjithçka dyshohet se ndodhi pas orës 05:00 të mëngjesit, kur i dyshuari nisi t’i sulmojë të bijat që ishin në gjumë. Fillimisht ai ka qëlluar me thikë 15-vjeçaren, e cila nuk arriti të mbijetojë dhe vdiq në vendin e ngjarjes.
Krimi i rëndë u krye me një thikë mbi 20 centimetra, me të cilën i dyshuari e goditi edhe vajzën tjetër rreth 10-vjeçare, që mbeti e plagosur rëndë, si dhe bashkëshorten e tij, e cila pësoi lëndime më të lehta trupore. Autori i dyshuar i është drejtuar gruas së tij se “duhet të vdesim të gjithë”.
Gorenç do të hetohet, nën dyshimin se ka kryer veprat “Vrasje e rëndë”, “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Masa e sigurisë është caktuar në seancën dëgjimore të mbajtur dje dhe do të zgjashë 30 ditë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.