
Gjykata Speciale e ka dënuar Plaurent Dervishajn me burgim të përjetshëm për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë
shoferi Andi Maloku dhe u plagosën ish-prokurori dhe Aleksandër Laho. Për Julian Meçen, gjykata e dënoi me 35 vjet burg. Sipas vendimit të
gjykatës, të dy të pandehurit u shpallën fajtorë për përfshirjen e tyre në sulmin e armatosur ndaj ish-prokurorit.
Ngjarja ka ndodhur në nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit, ku autorët kanë qëlluar me breshëri të shtëna në drejtim të mjetit të
prokurorit, i cili më pas ka dalë nga rruga. Përveç Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçajt, Prokuroria Speciale ka akuzuar edhe 11 persona të
tjerë, të cilët janë Julian Pjetri, Arjol Halilaj, Amar Shkëmbi, Bashkim Haxhija, Bledar Polovina, Endrit Sinanin, Genti Nderjaku, Ramazan Rraja dhe Redjan Rraja. Më herët, Gjykata Speciale dënoi Arjol Halilajn me 35 vite burg dhe Redjan Rrajën me burgim të përjetshëm, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
