LAJME / E Mërkurë 1 Korrik 2026, 22:10

Vjosa Osmani: Le ta harrojë, kurrë e për jetë nuk i kërkoi falje

Vjosa Osmani, kandidate për presidente e LDK-së, ka deklaruar se nuk e ka braktisur asnjëherë elektoratin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe se qëndrimet e saj politike kanë qenë në përputhje me premtimet e dhëna gjatë kohës kur ka qenë kandidate për kryeministre.

Në Debat Plus, Osmani tha se largimi i një pjese të elektoratit të LDK-së në vitin 2020 ka ndodhur për shkak të gabimeve të lidershipit të atëhershëm të partisë.

Ajo theksoi se nuk është penduar për mbrojtjen e qëndrimeve të saj politike dhe se nuk sheh arsye për kërkim faljeje.

Sipas saj, për shkak të qëndrimeve të saj politike, ajo është përjashtuar nga lidershipi i atëhershëm, por theksoi se ato qëndrime i qëndron edhe sot.

“Jo, Vjosa Osmani nuk e ka braktis kurrë elektoratin e LDK-së. Elektorati i LDK-së nuk është që janë lidhur me emra, elektorati i LDK-së janë larguar në vitin 2020 për shkak të gabimeve fatale që i ka bërë atëherë lidershipi i atëhershëm i LDK edhe nëse dikush mendon që unë dalë edhe kërkoj falje pse e kam mbrojtur vullnetin e elektoratit të LDK-së le ta harrojë, kurrë e për jetë. Unë nuk jam pishman që e kam mbrojtur secilin premtim para elektoratit të LDK si kandidate për kryeministre. Duke e mbrojtur atë qëndrim mua më ka përjashtuar ai lidership, dhe ato qëndrime i mbaj edhe sot. Nuk është çështje për kërkim falje…”, ka deklaruar ajo, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE