
Ka përfunduar me sukses aksioni për gjetjen e dy motoristëve që humbën dje në Jezercë.
Lajmi është konfirmuar në orët e para të së dielës, nga vetë Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, të cilët bëjnë me dije se kanë lokalizuar dhe janë tërhequr dy motoristët që humbën gjurmë ditën e djeshme.
Duke theksuar se aksioni u përmbyll me sukses, shoqata bën me dije se motoristët tashmë ndodhen të sigurt.
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe ekipet shqiptare të kërkim-shpëtimit, të cilat punuan në kushte të vështira për shkak të relievit të thyer të zonës së Jezercës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
