LAJME / E Diel 26 Korrik 2026, 12:12

Vjedhje e përmasave të mëdha në nënstacionin elektrik, dëmet arrijnë rreth 5 milionë euro

Një vjedhje e rëndë është regjistruar në **nënstacionin elektrik tërheqës Draçevë**, i vendosur mes stacioneve hekurudhore **Lisiçe dhe Draçevë**, ku është dëmtuar një pjesë e konsiderueshme e pajisjeve energjetike të nevojshme për funksionimin e infrastrukturës hekurudhore.

Sipas njoftimit të **NP “M? Infrastrukturë”**, autorët kanë përmbysur me forcë **dy transformatorë të mëdhenj elektrikë**, secili me peshë mbi **30 tonë**. Nga transformatorët është nxjerrë vaji i tyre, ndërsa mbështjelljet e bakrit dhe komponentët e tjerë me vlerë janë hequr dhe vjedhur.

Përveç transformatorëve, nga objekti janë marrë edhe **kabllo bakri, shina dhe shufra bakri**, si dhe pothuajse të gjitha pajisjet dhe elementet e nevojshme për funksionimin e nënstacionit. Për pasojë, objekti është nxjerrë plotësisht jashtë funksionit.

Vlerësimet fillestare tregojnë se dëmi i drejtpërdrejtë material arrin rreth **5 milionë euro**.

Nga NP “M? Infrastrukturë” theksojnë se rasti nuk paraqet vetëm një vjedhje të pajisjeve elektrike, por një **sulm serioz ndaj infrastrukturës kritike hekurudhore dhe pronës shtetërore**.

“Dëmtimi i objekteve të këtij lloji mund të shkaktojë pasoja serioze për sigurinë, stabilitetin dhe funksionimin normal të trafikut hekurudhor”, thuhet në njoftim.

Autoritetet janë bërë thirrje që rasti të hetohet urgjentisht dhe në mënyrë të plotë, ndërsa autorët, si dhe të gjithë personat e përfshirë në vjedhje, transport dhe shitjen e materialeve të vjedhura, të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësi ligjore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE