LAJME / E Hënë 11 Nëntor 2024, 14:02

Vidhet shtëpia e të moshuarës në Korçë, hajdutët i marrin kursimet dhe pensionin

Një e moshuar në qytetin e Korçës ka rënë pre e vjedhjes.

Ajo ka denoncuar se persona ende të paidentifikuar i kanë hapur derën kryesore dhe kanë hyrë brenda duke vjedhur kursimet dhe pensionin.

Ende nuk dihet shuma e vjedhur ndërkohë që policia ka marrë pamjet nga kamerat e bizneseve përreth banesës pasi shtëpia ndodhet në afërsi të bulevard “Republika”.

Uniformat blu janë në kërkim të autorëve./vizionplus.tv