LAJME / E Diel 23 Mars 2025, 02:02

VIDEO/ Sherr mes shqiptarëve në Greqi, dy të plagosur me thikë, një në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Evosmos. Mediat greke raportojnë se dy persona me origjinë shqiptare janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Të dy kanë goditur njëri-tjetrin me thikë.

Kalimtarët i kanë pikasur të gjakosur dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet e urgjencës.

Të dy janë transportuar në spital. Sipas mediave fqinje, njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka nisur tashmë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv