LAJME / E Shtunë 5 Qershor 2021, 15:03

VIDEO / Ndryshe nga gjithë të tjerët – I riu shkon në mbrëmjen e maturës me nënën e tij 69-vjeçare

Është e zakontë që ata t’i shohim të shoqëruar me bashkëmoshatarët e tij.

Por, një i ri nga Kukësi shkoi në mbrëmje të maturës, i shoqëruar nga nëna e tij.

Ai për ATV thotë se donte që atë mbrëmje të veçantë ta ndante me nënën e tij.


“I thashë oj nanë më mirë të shkoj me ty se me ndonjë shoqe të klasës, për shkak se tek e fundit shoqja ime e përhershme je ti”, rrëfen ai bisedën me nënën.