
Dy persona kanë humbur jetën pasi një avion i vogël u rrëzua sot, pak para orës 11:00, mbi një shtëpi familjare në landin **Saksonia e Ulët**, në pjesën veriore të Gjermanisë.
Aksidenti ka ndodhur në zonën **Ganderkesee**, pranë qytetit **Bremen**. Ekipet e shpëtimit fillimisht kanë gjetur trupin e një personi, ndërsa pas disa orësh kërkime kanë arritur të gjejnë edhe trupin e personit të dytë që ndodhej në avion.
Sipas informacioneve të para, avioni ishte nisur nga **Bremeni**, por pak pas ngritjes në ajër ka filluar të humbasë lartësi dhe është rrëzuar në një zonë të banuar.
Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen dhe janë nën hetim nga autoritetet gjermane. Policia nuk ka bërë ende publike identitetin e viktimave, ndërsa ka njoftuar se më shumë detaje priten të publikohen gjatë mbrëmjes.
PLANE has crashed into a family’s house in Germany?? killing one person, with shocking footage showing the tail sticking out of the roof.
— NYC News 24 ?? (@NYCNews24) July 25, 2026
The violent impact has left a giant hole in the building, with one of the wings torn off in the crash.
plane crashed into a house in… pic.twitter.com/GYbch0z774
Në momentin e përplasjes, pronarët e shtëpisë nuk ndodheshin brenda banesës, ndaj fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar në mesin e banorëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
