LAJME / E Mërkurë 8 Qershor 2022, 16:04

'Vajzat i afrohen dhe kur jemi bashkë', Sara i thotë të gjitha për lidhjen me Dj PM

Sara Berisha dhe Dj PM nisën një histori të bukur dashurie brenda "Big Brother VIP" dhe po kaq e bukur ka vazhduar dhe jashtë mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Blogerja, tashmë dhe moderatore, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin "Natën me Aulonën" ku ka zbuluar më shumë rreth lidhjes së tyre.

Ajo ka treguar se distanca i ka lodhur pak, por ia dalin të takohen çdo javë. Më tej Sara ka shtuar se vajzat i afrohen Pajtimit për foto edhe kur janë bashkë, megjithatë ajo nuk bëhet xheloze.

Kjo sepse, tregon blogerja, partneri i ka dhënë shumë siguri e si rrjedhojë ka besim të plotë te ai. 

“Kur u njohëm ishim në këtë profesion. Do ishte e tepërt të bëhem xheloze se luan muzikë. Edhe kur jemi bashkë gocat afrohen për foto. Nëse ndonjëra afrohet dhe e puth normale që është e tepërt.

Kam shumë besim te ai. Ma ka dhënë sigurinë kështu që jam shumë e qetë.  Ka disa gjëra në çift që nuk i pëlqen dhe në BBV nuk i kemi folur. Por janë disa gjëra për të cilat duhet të bëjmë kompromis", është shprehur Sara.