Reperi Don Xhoni u bë viral në TikTok falë freestyle-s së famshëm që bëri në emisionin e meriton Mjekiqit.
Interpretimi i tij theu rekorde duke i dhënë një famë të jashtëzakonshme në industrinë e muzikës në vend.
Së fundmi, sfida që bëri për vete miliona përdorues, është interpretuar nga një adhuruese e vogël.
Bëhet fjalë për vajzën e Mozzik-ut dhe Loredanës, Hanën. Vogëlushja, e cila ka bërë së fundmi 3 vjeç,
shihet duke interpretuar nën ritmet e freestyles së reperit të famshëm, me të cilin ka bashkëpunuar dhe mamaja e saj.
Ka qenë Loredana e cila ka ndarë videon e së bijës në TikTok, e cila nuk ka kaluar pa rënë në sy.
Loredana dhe Don Xhoni kanë sjellë një duet kohët e fundit bashkë që rezultoi shumë i suksesshëm.
@loredanaofficial ? original sound - DON XHONI