
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni dhe partnerja e tij, Uarda Hyseni do të bëhen prindër për herë të parë.
29-vjeçari kuqezi, i cili është thirrur për të qenë pjesë e skuadrës Kombëtare për dy sfidat e nëntorit, në një moment emocionues në stadiumin “Arena Kombëtare”, zbuluan gjininë e fëmijës së tyre.
Pas një goditje të topit drejt rrjetës nga ana e Uzunit, ngjyra blu shpërtheu pas portës, duke zbuluar që do jetë babai i një djali, me emocionin që e ndau duke menjëherë me partneren e tij.
