LAJME / E Hënë 16 Qershor 2025, 15:03

Çudira shqiptare! E reja hedh nga ballkoni një send të fortë, i bie në kokë të miturit

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar së fundmi në Tiranë. Konkretisht në Shkozë një 20-vjeçare ka hedhur nga ballkoni i banesës së saj një send të fortë, i cili si pasojë i ka rënë në kokë një të mituri.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, nga ana tjetër blutë e kryeqytetit kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen me ininciale K.H.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. H., 20 vjeçe, pasi në Shkozë, dyshohet se aksidentalisht ka hedhur nga ballkoni i banesës një send të fortë dhe për pasojë është dëmtuar një i mitur 9 vjeç, i cili mori ndihmë mjekësore në spital”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, theksojmë se hedhja e sendeve nga ballkonet e apartamenteve shpesh herë është kthyer shqetësuese dhe problematike për qytetarët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE