LAJME / E Premte 13 Qershor 2025, 18:06

“U zgjuam të tmerruar”/ Shqiptarja që jeton në Izrael rrëfen situatën pas sulmeve të Iranit

Bota u zgjua ditën e sotme me një front të ri lufte, teksa Irani dhe Izraeli kanë nisur sulmet ndaj njëri-tjetrit.

Në “Shqipëria Live” shqiptarja Jeta Gani, e cila jeton dhe punon si mësuese në Izrael, ka treguar gjendjen në të cilën ndodhet vendi. Ajo tha se mëngjesi i sotëm ishte tmerrues, pasi ishte një situatë që nuk pritej. Sipas Ganit, ky është një moment historik pasi Izraeli kishte kohë që kërkonte të luftonte me Iranin por nuk i ishte dhënë mundësia më herët.

“Flitet për një moment historik për Izraelin. Izraeli ka afërsisht 20 vite që do të luftojë me Iranin. Nuk i ishte dhënë më herët kjo mundësi dhe tani erdhi koha. Është një shtet mysliman dhe të gjithë shtetet e tjera që jetojnë së bashku, ndërsa Izraeli është ndryshe. Ne nuk e dinim, u zgjuam sot në mëngjes mes bombardimeve. U futëm në një strehë të frikësuar. Jemi të tmerruar. E dimë që Irani nuk është si Hamasi, është komplet diçka tjetër. U mbyllën të gjitha institucionet. U bë organizim që nuk është më parë. Lufta e Izraelit bëhet së pari për të mbrojtur popullin e vet.

Në mesazhin që na erdhi thuhej: ‘Ne kemi sulmuar Iranin. Qëndroni në gatishmëri. Qëndroni në shtëpi, evitoni daljet dhe prisni për informacione të mëtejshme’.

Ne jemi gjithë kohën të informuar, ka kohë që i marrim këto mesazhe por sot situata ishte ndryshe, ishte më e rëndë. I gjithë Izraeli po sulmohet, jo vetëm Tel Aviv.”- tha ajo do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE