LAJME / E Premte 9 Maj 2025, 20:08

U rrëzuan në zonën e Freskut në kryeqytet, dy çiklistë të “Giro d’Italia” përfundojnë te Trauma

Etapa e parë e Xhiros së Italisë nuk kaloi pa incidente. Dy çiklistë, Mikel Landamera (26 vjeç) dhe Geoffrey Bouchard (33 vjeç), janë rrëzuar në zonën e Freskut në Tiranë, duke mos arritur të përmbyllin distancën e caktuar.

Ata janë dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës në kryeqytet, ku mjekët po kryejnë ekzaminimet përkatëse për të vlerësuar gjendjen e tyre shëndetësore.

Pavarësisht këtyre incidenteve, Mads Pedersen nga Danimarka fitoi etapën e parë, e cila nisi në Durrës dhe përfundoi në Tiranë.

Gara e parë e Xhiros së Italisë është një hap i parë emocionues në këtë edicion, që do të vazhdojë për 21 etapa, me një total prej 3443,3 kilometrash, dhe përfundon në Romë më 1 qershor,  do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi
foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.