LAJME / E Hënë 15 Qershor 2026, 23:11

U përplas me skafin e policisë/ Ky është i riu që vdiq tragjikisht me jetski në Ksamil (Foto/EMRI)

Personi që shihni në foto është 22-vjeçari Albiano Kreci që mbeti viktimë pasditen e sotme.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti i drejtuar nga i riu është përplasur me një skaf të Policia Kufitare e Sarandës në ujërat e Gjirit të Ksamilit.

Si pasojë e përplasjes, 20-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit me autoambulancë, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Mësohet gjithashtu se mjeti lundrues që drejtonte viktima është mbytur pas përplasjes. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

“Rreth orës 18:30, në Ksamil, shtetasi 22 vjeç, banues në Ksamil, duke lundruar në det me një mjet lundrues tip jet ski (makinë lundruese), dyshohet se, si pasojë e lundrimit me shpejtësi, është përplasur me skafin e Policisë Kufitare, i cili ishte i stacionuar (i ndaluar) rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare. Si pasojë e përplasjes, u dëmtua drejtuesi i mjetit lundrues, i cili u nxor menjëherë nga deti nga punonjësit e Policisë dhe drejtues të tjerë të mjeteve lundruese që ndodheshin në zonë, dhe u transportua me urgjencë në spital, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën”, thuhet në njoftimin e policisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE