LAJME / E Enjte 10 Gusht 2023, 23:11

U përplas 'kokë më kokë' me kamionin, humb jetën tragjikisht 23-vjeçari shqiptar në vendin fqinj

Një i ri ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në ishullin e Kretës, në Greqi.


Viktima është Kristian .N, 23 vjeç. Ai udhëtonte me motor kur u përplas “kokë më kokë” me një kamion, në zonën e Mastabas në ??Rethymno.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, përplasja ishte aq e fortë sa banorë të zonës fillimisht menduan se bëhej fjalë për shpërthim. I riu shqiptar gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa identifikimi i tij u bë i mundur vetëm disa orë më vonë.


Autoritetet greke arrestuan shoferin e kamionit, një 39-vjeçar grek, ndërsa hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë.